Më datë 30 Maj, u zhvillua Konferenca e 4-të Ndërkombëtare mbi Inovacionet në Teknologji, Biznes dhe Transformim (ICITTBT), organizuar nga Canadian Institute of Technology. Në këtë aktivitet morën pjesë akademikë, liderë të industrisë dhe profesionistë të fushës.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u përfaqësua nga znj. Esmeralda Kazia, Drejtor i Monitorimit dhe Reagimit të Incidenteve Kibernetike, Qendrës Operacionale SOC C-SIRT. Fjalimi i saj nënvizoi rëndësinë e sigurisë kibernetike në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe dinamike. Znj. Kazia theksoi përpjekjet e Autoritetit për të monitoruar, identifikuar dhe zbutur kërcënimet, si dhe për të forcuar infrastrukturën digjitale.
Gjithashtu, vendosi theksin në rëndësinë e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor, duke inkurajuar partneritetet strategjike për avancimin e sigurisë kibernetike. Konferenca shërbeu si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive dhe nxitjen e bashkëpunimeve të reja.