Trajnimi i AKSK për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit me Policinë e Shtetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datat 27-28 Maj trajnim për punonjësit e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi dy ditor ishte të njohë dhe të ndërgjegjësojë personelin e IT/CT
 në fushën e sigurisë kibernetike, t’i aftësojë ata për përgjigjen ndaj incidenteve kibernetike dhe t’i përgatisë për identifikimin e kërcënimeve.

Trajnimi u nda në këto faza:
  • Prezantimi dhe ndërgjegjësimi lidhur me masat e sigurisë kibernetike dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Table Top Exercises (TTX);
  •  Cyber Drill (CD)- Simulime reale të incidenteve të sigurisë kibernetike.

  

Zëvendësdrejtoresha e AKSK Floreta Faber zhvillon takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit për sigurinë kibernetike