Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në aktivitetin një-javor “Cyber Threat Intelligence”, të organizuar nga Instituti Amerikan për Qeverisje të Sigurtë, me prezencën e përfaqësuesve nga institucionet kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
Qëllimi i aktivitetit ishte të thellojë njohuritë e pjesëmarrësve dhe aftësitë e tyre për të kuptuar, vlerësuar dhe integruar inteligjencën e kërcënimeve kibernetike në operacionet e sigurisë kibernetike.
Ky aktivitet dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet shqiptare të sigurisë, si dhe angazhimin e përbashkët në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse ndaj kërcënimeve për të arritur një ekosistem kibernetik të sigurt dhe të qendrueshëm në vend.