Takimi i radhës ndërgjegjësues në kuadër të fushatës: “Një hapësirë kibernetike më e sigurt për fëmijët”

Në datën 3 Prill 2024, u organizua në ambientet e Bashkisë Cërrik, nga AKCESK në bashkëpunim me ASHDMF, Workshop-i i radhës në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Një hapësirë kibernetike më e sigurt për fëmijët”.

Ky Workshop u zhvillua në kuadër të ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve, që përveç përfitimeve pozitive që ka përdorimi i teknologjisë, duhet kushtuar vëmendje dhe në rreziqet e shumta me të cilat mund të përballen në raste të përdorimit në mënyrë të papërshtatshme të hapësirës digjitale.

Fëmijëve, prindërve dhe të gjithë pjesëmarrësve iu bë me dije se për çdo shqetësim të hasur gjatë përdorimit të rrjeteve sociale apo platformave të ndryshme ku cënohet integriteti i fëmijëve apo përballen me dhunë psikologjike, abuzim, shfaqe të imazheve të papërshtatshme etj., mund të raportojnë në faqen zyrtare të AKCESK, në butonin RAPORTO. Gjithashtu mund të kontaktojnë në Telefonin e Ndihmës për Fëmijët, Alo 116 111.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, institucionet e zbatimit të ligjit, punonjësit social, fëmijë të grup-moshave të ndryshme nga shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, mësues, prindër si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale që luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve.

 

 

Tryeza për Simulimin e Menaxhimit të një Krize Kibernetike