AKCESK, i angazhuar maksimalisht në rritjen e kapaciteteve të stafit të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në datat 27-28 Mars, organizoi për këtë qëllim trajnimin dy ditor me Sektorët e Transportit, Energjisë, Ujit dhe Mbetjeve.
Fokusi kryesor ishte njohja dhe ndërgjegjësimi i personelit të IT/CT në fushën e sigurisë kibernetike, aftësimi i tij në përgjigjen ndaj incidenteve kibernetike si dhe përgatitja e tyre në identifikimin e kërcënimeve nëpërmjet Cyber Drill (CD) – Simulime reale të incidenteve të sigurisë kibernetike.