E-Learning
Kurs për sigurinë kibernetike
Ky trajnim do të mbulojë katër tema kryesore të sigurisë kibernetike, të cilat janë:
· Mbrojtja kundër phishing
· Krijimi i fjalëkalimeve të forta
· Sigurimi i pajisjeve
· Raportimi i incidenteve
Në fund të modulit gjendet një kuic, për të testuar njohuritë e mësuara.
Kurs për higjenën kiberntike për nëpunësit civil
Ky kurs ofron një trajnim të thjeshtë, praktik, 60-minutësh për nëpunësit civilë të të gjitha niveleve dhe profileve, të cilët, si pjesë e punës së tyre, përpunojnë të dhëna zyrtare dhe lloje të ndryshme informacioni, si dhe përdorin kompjuterë dhe pajisje të tjera IT në kryerjen e tyre. Kursi mund të kryhet nga punonjësit ekzistues dhe punonjësit e rinj.
Kursi fillon duke prezantuar bazat e sigurisë kibernetike dhe rëndësinë e saj. Më pas, ai përcakton se çfarë është një haker dhe llojin e mekanizmave të hakerimit që përdoren për të sulmuar individë dhe organizata.
Së fundmi, ai demonstron mënyrat më të mira për të shmangur sulmet kibernetike dhe si të qëndroni të sigurt në internet. Pas çdo moduli ka një përmbledhje të njohurive dhe një kuiz përfundimtar i vlerësimit të njohurive pas modulit të fundit.