Në kuadër të përmbushjes së objektivave strategjikë në terma të ngritjes së kapaciteteve, AKCESK mori pjesë në “Trajnimin e trajnerëve për higjienën kibernetike” të zhvilluar nga WB3C në Podgoricë. Qëllimi i trajnimit ishte fuqizimi i kapaciteteve mbi higjienën kibernetike të ekspertëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mbështetje të perspektivës Evropiane dhe përafërimit Evropian të kuadrit rregullator të rajonit.
Qendra do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes rritjes së bashkëpunimit dhe trajnimit në fushën e sigurisë kibernetike, diplomacisë kibernetike, mbrojtjes së infrastrukturave kritike të informacionit, menaxhimit të incidenteve kibernetike dhe krimit kibernetik, duke adresuar nevojat dhe kontribuar në shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira.
Pjesëmarrja aktive në trajnimet dhe aktivitetet e organizuar nga WB3C i shërben AKCESK drejtpërdrejtë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin e kuadrit rregullator me shtetet anëtare të BE-së.