Në kuadër të planit të ri strategjik për forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, me mbështetjen e e-GA, është iniciuar një seri trajnimesh, e dedikuar për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafeve përgjegjës të sigurisë kibernetike në Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, si edhe në disa prej infrastrukturave kritike të informacionit në vend.
Në datat 27 Shkurt – 3 Mars 2023, përfaqësues të AKCESK dhe përfaqësues të disa prej infrastrukturave kritike të informacionit kryen me sukses trajnimin CISSP.
Falënderojmë e-GA për mbështetjen e vazhdueshme dhe në veçanti znj. Merle Maigre, Drejtuese e këtij institucioni, si dhe ISC2 për trajnimin profesional të zhvilluar.