Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizoi në datën 7 Maj 2024 takimin mbi procesin “Open Banking”.
𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢 “𝐎𝐩𝐞𝐧 𝐁𝐚𝐧𝐤𝐢𝐧𝐠” ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐢𝐧𝐨𝐯𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐢 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐟𝐚𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭𝐨𝐣ë 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧ë𝐩ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬ë. Autoriteti mblodhi bashkë të gjithë aktorët për të adresuar çështjet lidhur me procesin “Open Banking”, duke theksuar përdorimin e shërbimeve të sigurta të ofruar nga ofruesi i kualifikuar i shërbimeve të besuara, Agjencia Kombëtëre e Shoqërisë së Informacionit.
Në këtë takim morën pjesë znj. Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, z. Endrit Yzeiraj zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit , znj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, znj. Mirlinda Karçanaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, z. Ervin Koçi Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, përfaqësues të bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri si dhe përfaqësues nga Fin Tech.
Takimi kishte si qëllim të adresonte çështjet lidhur me procesin e Open Banking, dhe të nxiste bashkërendimin e aktorëve për të mundësuar synimin e realizimit të këtij procesi deri në qershor të këtij viti.