AKSK mori pjesë në trajnimin e tretë vjetor për diplomacinë kibernetike, organizuar nga OSBE më 4 dhe 6 nëntor në Vjenë. Ky event mblodhi ekspertë nga rajone të ndryshme për të forcuar kapacitetet kombëtare në politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, duke promovuar bashkëpunimin dhe masat e besimit në hapësirën kibernetike.
