Trajnimin mbi Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi sot Trajnimin mbi Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik, i cili u organizua për përfaqësuesit e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Gjatë trajnimit, Drejtori i AKSK, z. Igli Tafa, ndër të tjera theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Autoritetit, operatorëve dhe ekspertëve të sigurisë nga këto institucione për të krijuar një qasje të unifikuar në përballimin e sfidave kibernetike.
Në trajnim u diskutua Metodologjia Kombëtare e Vlerësimit të Rreziqeve Kibernetike, problematikat e identifikuara gjatë gjashtëmujorit të parë si dhe u bë prezantimi i strukturës së raportit të rrezikut kibernetik në nivel kombëtar për këtë periudhë.
Pjesëmarrësit u angazhuan në një rast praktik si dhe në diskutime konstruktive dhe shkëmbim të ideve, duke ngritur pyetje dhe ndarë eksperienca, çka kontribuoi në një analizë më të thelluar të çështjeve të trajtuara.
Trajnim dy-ditor mbi Higjienën Kibernetike dhe Praktikat më të mira të Sigurisë Kibernetike për punonjësit e Bashkisë Korçë.
AKSK