Promovimi i Bashkëpunimit Rajonal në Sigurinë Kibernetike: Takimi në Kuadër të Kartës SHBA-Adriatike (A-5)

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi sot në Tiranë takimin e përbashkët të drejtuesve politikë dhe teknikë në kuadër të kryesisë së Shqipërisë këtë vit në Kartën SHBA- Adriatike (A-5).
Takimi u mbajt me pjesëmarrjen e vendeve anëtare Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, atyre vëzhgues si Kosova, Serbia si dhe Sllovenia.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë kibernetike në këtë grupim, si dhe promovimi i diplomacisë kibernetike.
 
Buletini I Lajmeve Të Sigurisë Kibernetike Qershor 2024
AKSK