AKSK Organizon Takimin Përmbyllës për Metodologjinë e Identifikimit të Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizoi sot takimin konsultues përmbyllës mbi draft metodologjinë për identifikimin dhe klasifikimin e operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Ky proces intensiv gjithëpërfshirës i drejtuar nga AKSK, me mbështetjen e ekspertëve nga eGA, Estoni, shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit me operatorët e infrastrukturave të informacionit të sektorit publik dhe atij privat.

AKSK mbetet i angazhuar për të garantuar pjesëmarrje, transparencë, efikasitet dhe koherencë në proceset e vendimmarrjes për sigurinë kibernetike.
Buletini Javor 3-7 Qershor 2024
AKSK