Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim për stafin e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe për institucionet e pavarura, duke u fokusuar në rritjen e kapaciteteve teknike përmes përdorimit të teknologjive open-source në mbrojtjen kibernetike.
Grupi i dytë i profesionistëve të sigurisë kibernetike nga sektori publik dhe priivat, përmbylli me sukses trajnimin dy-ditor “Phishing & Ransomware Response: TTX”. Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në ushtrime interaktive për të forcuar aftësitë e tyre në menaxhimin e incidenteve dhe reagimin ndaj krizave. Ata përdorën një platformë të re për simulime të situatave […]