Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU
Në raportin e fundit të publikuar nga ITU, Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm duke u ngjitur me 23 vende në renditjen globale të sigurisë kibernetike, krahasuar me raportin e mëparshëm. Aktualisht, vendi ynë bazuar në pikët e performancës renditet në vendin e 57-të në nivel global, nga vendi i 80-të që ishte më parë, dhe ka përmirësuar pozicionin e tij në Evropë duke u ngjitur nga vendi i 40-të në vendin e 30-të.
Pikët janë rritur nga 64.32 në 86.51 (+22.19 pikë), duke e bërë Shqipërinë pjesë të grupit “Tier 2”, që përfshin vendet që po avancojnë shpejt në fushën e sigurisë digjitale, duke treguar përkushtimin e saj për të përballuar sfidat globale të sigurisë kibernetike.
Ky progres është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Shqipërisë për të përballuar sfidat digjitale dhe për të përmirësuar mbrojtjen kibernetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.