Shqipëria ngjitet me 22 pikë në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024!
Shqipëria ka shënuar një përparim të madh në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike të publikuar nga ITU, duke u rritur me 22 pikë nga raporti i fundit dhe pozicionuar në Tier 2 – ndër vendet që po avancojnë me shpejtësi në fushën e sigurisë kibernetike. Ky përmirësim reflekton përpjekjet e mëdha të qeverisë shqiptare për të forcuar mbrojtjen digjitale dhe për të adresuar në mënyrë efektive kërcënimet në rritje të sigurisë kibernetike.
Ku përqendrohen përparimet?
Shqipëria ka marrë pikë maksimale prej 20/20 në masat ligjore, duke treguar një kuadër të fuqishëm ligjor që mbështet sigurinë digjitale. Gjithashtu, janë bërë përmirësime të rëndësishme në masat teknike (18.38) dhe masat organizative (19.47), duke forcuar infrastrukturën digjitale dhe koordinimin institucional për menaxhimin e sigurisë kibernetike.
Shqipëria synon të vazhdojë zhvillimin e kapaciteteve dhe të thellojë marrëdhëniet ndërkombëtare për ndarjen e informacionit dhe përballimin e kërcënimeve kibernetike në nivel global.
Me këto përpjekje të vazhdueshme, Shqipëria është e përgatitur për të përballuar sfidat e reja të epokës digjitale dhe për të forcuar pozicionin e saj në skenën ndërkombëtare të sigurisë kibernetike.
Lexoni më shumë në raportin e fundit të ITU për sigurinë kibernetike: https://www.itu.int/…/opb/hdb/d-hdb-gci.01-2024-pdf-e.pdf