Në datën 13 korrik 2023 në Washington, D.C , u organizua Konferenca Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi Transatlantik dhe Rajonal – Ndërtimi i Aleancave të Forta.
Konferenca mblodhi përfaqësues të rëndësishëm, me qëllim bashkëpunimin rajonal , i cili është thelbësor për vendet e Ballkanit Perëndimor në progresin e procesit të stabilizim asocimit në BE.
Gjatë sesionit “Cyber Security in the Western Balkans: Meeting the Challenges” Shqipëria, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK Z. Igli Tafa, prezantoi sfidat e sigurisë duke rikujtuar sulmin e një viti më parë drejtuar Shqipërisë , ne të cilin u përvetësuan dy terma kryesore: terma teknologjik ku fokus ka qenë rritja e kapacitetve teknologjike si dhe terma strategjik ku në fokus ka qenë ngritja e kapaciteteve njerëzore.
Gjithashtu, në vijim të diskutimeve të këtij sesioni, kreu i AKCESK theksoi suportin e partnerëve strategjik dhe rëndësinë e bashkëpunimeve të vazhdueshme për të përballuar në mënyrë të qëndrueshme situata kritike.
Konferenca vijoi diskutimet duke adresuar sfidat, sulmet e vazhdueshme kibernetike ndaj institucioneve dhe individëve publikë dhe privatë dhe cilat janë masat e duhura për tu ndërmarrë në terma strategjik dhe bashkëpunimi ndërkombëtarë.