Rreth Nesh
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit Nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike”, Ligjit Nr.107/2015 “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara”, Ligjit Nr.9880/2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”, si dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tyre.
Misioni
Arritja e një niveli të lartë të sigurisë kibernetike përfshin përcaktimin e masave të nevojshme të sigurisë, të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve, si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet aktorëve që operojnë në këtë fushë.
Kjo qasje garanton besueshmërinë dhe sigurinë në transaksionet elektronike ndërmjet qytetarëve, bizneseve dhe autoriteteve publike, duke kontribuar në rritjen e efektivitetit të shërbimeve publike dhe private, si dhe tregtisë elektronike. Për më tepër, ajo përcakton standardet minimale teknike për sigurinë e të dhënave dhe rrjeteve/sistemeve të informacionit, në përputhje me standardet ndërkombëtare, me synimin për të krijuar një mjedis elektronik të sigurt dhe të besueshëm.