Playbooks

Automatizimi i Playbook-ut për Menaxhimin e Incidenteve të Sigurisë Kibernetike

Ky projekt synon të ofrojë një zgjidhje efikase dhe të shpejtë për menaxhimin e incidenteve të sigurisë kibernetike përmes një aplikacioni të automatizuar. Aplikacioni, i ndërtuar si një ekzekutues (.exe), është dizajnuar për të lehtësuar përgjigjen ndaj incidenteve të ndryshme kibernetike. Ai përmban një sërë udhëzimesh të detajuara dhe të kategorizuara për çdo lloj incidenti, të cilat janë të aksesueshme nëpërmjet një ndërfaqeje të thjeshtë dhe intuitive.

Funksionaliteti:
  • Kategorizimi i Incidenteve: Aplikacioni përfshin një sistem të kategorizimit të incidenteve, i cili mundëson përdoruesit të zgjedhin llojin e incidentit të sigurisë që po përballen.
  • Udhëzime të Automatizuara: Bazuar në kategorinë e zgjedhur, aplikacioni paraqet një sërë udhëzimesh specifike për trajtimin e incidentit. Këto udhëzime janë të integruara direkt në aplikacion për qasje të menjëhershme.
  • Lehtësi në Përdorim: Ndërfaqja e përdoruesit është krijuar me qëllim që të jetë e lehtë për tu naviguar, duke e bërë të thjeshtë për çdo përdorues, pa marrë parasysh nivelin e tyre të ekspertizës teknike.

 

LINK : https://github.com/aksk-gov/Playbooks-AKSK/tree/main 

 

Hapi i parë :

Klikoni mbi butonin “Code”.

 

Hapi i dytë :

Pasi kemi klikuar mbi butonin “Code” do të shfaqet si tek figura më poshtë.
Klikojmë mbi “Download zip“.

 

Hapi i tretë:

Pasi klikojmë “Download Zip” do të shfaqet si në figurë.

Duhet të klikojmë mbi “Open File” dhe pasi të hapet ky file duhet të vazhdojmë me “extract” skedarin me emërtimin “Playbooks-AKSK-main.zip”.

## Përgjegjësia (Disclaimer)
Ky aplikacion duhet të shkarkohet vetëm nga URL-ja zyrtare në GitHub: https://github.com/aksk-gov/playbooks.git.
Shkarkimi i tij nga burime të tjera mund të përmbajë rreziqe për sigurinë dhe nuk mbulohet nga garancia e autorëve të tij.