Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt” AKCESK në bashkëpunim me ASHDMF, organizuan Konferencën me temë “Një hapësirë kibernetike më e sigurt për fëmijët”. Kjo konferencë u organizua në ambientet e Kryeministrisë, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), me datë 6 Shkurt 2024, ku dy drejtuesit e institucioneve z. Igli Tafa dhe znj. Alma Tandili nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve përgjegjëse në përmbushje të objektivave për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve online. Institucionet u angazhuan të zbatojnë një plan të përbashkët veprimi përgjatë vitit 2024, për të realizuar aktivitete dhe fushata të ndryshme ndërgjegjesimi.
Në Konference u zhvillua një diskutimi proaktiv me fëmijët dhe të rinjtë e ftuar nga dy shkolla të Tiranës, shkolla 9 vjeçare Kosova dhe Gjimnazi Sami Frashëri, mbi rreziqet e shumta me të cilat të përballen në hapësirës digjitale, si të mbrohen dhe të raportohen rastet e abuzimit apo shpërndarja e imazheve me përmbajtje të papërshtatshme, si dhe masat që duhet të marrin institucionet përgjegjëse për ndërgjegjësim dhe mbrojtje të fëmijëve.
Në Konferencë mbajtën një fjalë përshëndetëse znj. Bora Muzhaqi Ministër i Shteti për Rininë dhe Fëmijët, znj. Clarisse Pasztory, Kryetarja në detyrë e prezencës së OSBE në Shqipëri, si dhe morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme si Ambasada Hollandeze, Ambasada Zvicerane, Policia e Shtetit, Bashkia Tiranë, Alo 116 111, AKEP, AMA, Risi Albania, organizata Save the Children etj, të cilët ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me raste ku fëmijë kanë qenë subjekte të abuzimit, bullizimit ose viktima në materiale me përmbajtje të paligjshme të shpërndara online.