Deri në shtator 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka trajnuar 4103 persona, përfshirë profesionistë të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të vendit, studentë, si dhe qytetarë.
Trajnimet janë fokusuar në zhvillimin e aftësive për mbrojtjen e infrastrukturave kritike, të dhënave sensitive dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet online. Ky angazhim është pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një kulturë të fortë sigurie kibernetike në të gjithë shoqërinë.