Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, fton të gjitha studentet dhe aspirantet në fushën e sigurisë kibernetike të aplikojnë për të marrë pjesë në Workshopin me temë “Vajzat dhe gratë në sigurinë kibernetike”.
📅 24 tetor 2024
⏱️ Ora 09:00-16:30
📍Mak Albania Hotel
Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues nga sektori publik e privat, akademia dhe shoqëria civile.
Nëpërmjet këtij workshopi synohet të rritet ndërgjegjësimi mbi fushën e sigurisë kibernetike, të përmirësohen aftësitë praktike përmes trajnimit Cyber Drill dhe të ofrohet mundësia për mbështetje në rrjetin e profesionistëve midis grave.
Pjesëmarrëset duhet të kenë laptop personal dhe udhëzimet mbi ushtrimin Cyber Drill do t’ju vihen në dispozicion paraprakisht.
Regjistrimet për këtë workshop mund të bëhen duke klikuar në linkun më poshtë: https://aksk.gov.al/vajzat-dhe-grate-ne-sigurine-kibernetike/
**Shënim: Vetëm aplikantet e kualifikuara do të përzgjidhen në këtë workshop. Ju mirëpresim në trajnimet e radhës.**