AKSK, në bashkëpunim me MIE dhe AKEP, me mbështetjen e projektit Cyber Balkans, organizon një workshop mbi sigurinë kibernetike në 5G.
Fokusi do të jetë zbatimi i “5G Toolbox”, kuadri rregullator shqiptar dhe europian, praktikat më të mira të sigurisë dhe strategjitë e reagimit ndaj incidenteve.
Workshopi është për profesionistët e përfshirë në zhvillimet e 5G, përfshirë vendimmarrësit, operatorët e telekomunikacionit, ekspertët e sigurisë dhe juristët, duke ofruar njohuri mbi rreziqet dhe sigurinë e infrastrukturës 5G.
Data: 27 Mars
Ora: 09:00
Vendi: Rogner Hotel Tirana