Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon një webinar informues mbi testimin e aplikacioneve Web, ku pjesëmarrësit do të mësojnë praktikat dhe teknikat për të identifikuar dobësitë dhe për të përmirësuar sigurinë e sistemeve digjitale.
Në një mjedis ku kërcënimet kibernetike evoluojnë me shpejtësi, zhvillimi i aftësive praktike në testimin e aplikacioneve web është thelbësor për të identifikuar dobësitë dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e shërbimeve digjitale.
Nëpërmjet këtij webinari, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë:
- Rolin dhe funksionin e një eksperti të simulimeve kibernetike
- Zhvillimin e aftësive për mbrojtje dhe reagim ndaj sulmeve kibernetike
- Aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për kryerjen e testimeve të sigurisë
- Kuadrin ligjor në fushën e sigurisë kibernetike
Kujt i drejtohet ky webinar:
Profesionistëve të IT-së, ekspertëve të sigurisë së informacionit, ekipeve të reagimit ndaj incidenteve, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe private, si dhe të gjithë atyre që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e testimeve të sigurisë dhe simulimeve kibernetike.
Data: 27 Nëntor 2025
Ora: 15:00 – 16:00
Trajnues: Dean Bajrami