Webinar: “Legjislacioni në fushën e sigurisë kibernetike”.

When

30.10.2025    
3:00 pm - 4:00 pm

Event Type

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon një sesion informues mbi kuadrin ligjor që rregullon fushën e sigurisë kibernetike dhe ndikimin e tij në sektorin publik dhe privat.
Në një realitet gjithnjë e më të digjitalizuar, zbatimi i legjislacionit për sigurinë kibernetike është thelbësor për të garantuar mbrojtjen e të dhënave, qëndrueshmërinë e shërbimeve dhe parandalimin e incidenteve.

Temat që do të trajtohen:

  • Kuadri ligjor dhe detyrimet për subjektet publike dhe private
  • Zbatimi praktik i kërkesave ligjore në menaxhimin e sigurisë
  • Rreziqet kibernetike dhe përgjegjësitë institucionale

Kujt i drejtohet ky webinar:

Profesionistëve të IT-së, ekspertëve të sigurisë së informacionit, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe private dhe profesionistëve që kërkojnë të kuptojnë më mirë përgjegjësitë dhe detyrimet ligjore në fushën kibernetike.

Data: 30 Tetor 2025
Ora: 15:00 – 16:00
Trajnues: Endeida Vasi

Takim me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit