Konferenca Kombëtare e Sigurisë Kibernetike

When

10.10.2024    
12:00 am

Event Type

Me zhvillimet e fundit teknologjike dhe me më shumë se 97% të shërbimeve publike të digjitalizuara, Shqipëria po përballet me një peizazh dinamik të kërcënimeve kibernetike. Si insititucioni përgjegjës për sigurinë kibernetike në vend, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është duke ndërmarrë një sërë nismash kombëtare duke luajtur kështu një rol të rëndësishme në sigurimin e të ardhmes digjitale të Shqipërisë.  Konferenca Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do të shërbejë si një platformë për të diskutuar iniciativat e përbashkëta që kontribuojnë në forcimin e ekosistemit kibernetik.

Kjo  Konferencë do të bëjë bashkë përfaqësues politik të nivelit të lartë, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe rajonale, akademinë, shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Detaje të mëtejshme mbi agjendën do të jepen në vazhdim.

Trajnim për Oficerët e Sigurisë në Shkolla