Bazuar në informacionet më të fundit, është identifikuar një fushatë phishing që po qarkullon në formën e një mesazhi, me tekstin si më poshtë:
“Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të.
Faleminderit shumë!
hxxps[:]//danccenschoice[.]com[/]home[/]voteAL1”
Ky mesazh nuk është i vërtetë dhe përmban një link mashtrues. Klikimi mbi këtë link çon në komprometimin e të dhënave tuaja personale, përfshirë adresën IP dhe potencialisht jep akses të paautorizuar në llogarinë tuaj të WhatsApp.
Në këto rrethana, është thelbësore të rrisni vigjilencën dhe të forconi mbrojtjen e pajisjeve dhe rrjeteve tuaja.
Rekomandojmë:
Të mos klikoni në këtë ose link-s të ngjashme që ju duken të dyshimta.
Të mos shpërndani mesazhe të tilla, edhe nëse duken si të ardhura nga miq apo të afërm.
Të raportoni menjëherë çdo rast të ngjashëm.
Bëni kujdes ndaj çdo aktiviteti të pazakontë që mund të ndodhë.
Për mbështetje dhe udhëzime të mëtejshme, ju inkurajojmë të kontaktoni Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.