Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, këtë herë zhvilluam një takim me disa të rinj. Diskutimi u përqendrua në mbrojtjen nga rreziqet e mjedisit digjital, ruajtjen e të dhënave personale si dhe parandalimin e bullizmit kibernetik, një fenomen që prek veçanërisht të rinjtë dhe që kërkon vëmendje dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm.
Ky takim është pjesë e një serie aktivitetesh që synojnë të informojnë dhe mbrojnë të gjitha grupet shoqërore nga kërcënimet në botën online dhe do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Falënderojmë Institute of Romani Culture in Albania – IRCA dhe One Albania për bashkëpunimin në organizimin e këtij takimi.