AKSK Zhvilloi Trajnimin Praktik për Sigurinë Kibernetike për Infrastrukturat Kritike nëpërmjet Platformës SimSpace

Në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike të AKSK, u mbajt një trajnim praktik për sigurinë kibernetike duke përdorur platformën SimSpace, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit si dhe nga institucionet e pavarura.

Përmes simulimeve reale të sulmeve në këtë platformë, pjesëmarrësit testuan reagimin ndaj skenarëve komplekse dhe forcuan aftësitë e tyre teknike në kushte të kontrolluara dhe sfiduese.

Ky aktivitet është pjesë e strategjisë sonë për të fuqizuar mbrojtjen kibernetike në sektorët më të rëndësishëm të vendit.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike publikon analizën teknike për fushatën Phishing në rrjetin Whatsapp