AKSK zhvilloi një trajnim gjithëpërfshirës mbi Higjienën Kibernetike në qytetin e Durrësit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) vijon angazhimin në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike. Në kuadër të këtij qëllimi, u organizua trajnimi “Higjiena Kibernetike”, në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Trajnimi mblodhi rreth 700 pjesëmarrës online dhe 25 pjesëmarrës fizikisht, përfaqësues nga sektori publik, sektori privat, shoqëria civile dhe Universitetet duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe diskutimin mbi kërcënimet dhe zgjidhjet aktuale në fushën e sigurisë kibernetike.

Ky trajnim dëshmon përkushtimin e AKSK-së për të promovuar praktikat më të mira në sigurinë digjitale dhe për të mbështetur institucionet dhe organizatat në përballimin e sfidave të mjedisit digjital gjithnjë në zhvillim.

Pjesëmarrja e gjerë thekson rëndësinë e aktiviteteve te kësaj natyre për garantimin e një ekosistemi digjital të sigurte.

#AKSK #SiguriaKibernetike #HigjienaKibernetike

 

AKSK organizon Trajnim teknik “Capture The Flag” (CTF) me ACTI dhe studentët e FTI