AKSK organizoi një trajnim teknik “Capture The Flag” (CTF) në bashkëpunim me Shoqatën ACTI dhe me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.
Platforma SimSpace ofroi një trajnim praktik të avancuar, ku studentët patën mundësinë të sfidonin aftësitë e tyre përballë skenarëve realë të sulmeve kibernetike.
Në përfundim të aktivitetit, të gjithë studentët u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje, ndërsa aktiviteti u zhvillua edhe në formën e një konkursi, ku u shpallën tre fitues për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Me iniciativa të tilla, forcojmë kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë kibernetike dhe fuqizojmë të rinjtë për sfidat e së nesërmes.
#AKSK #SiguriaKibernetike #CTF #ACTI #SimSpace #UPT






