AKCESK në Takim me Autoritetet homologe të Kosovës: Bashkëpunim dhe Shkëmbim i Përvojës

AKCESK pati kënqësinë të mirëpresë ditën e sotme, më 13 Mars, kolegët nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) dhe Kos-CERT nga Kosova. Ky takim, i mbështur nga DCAF, u drejtua nga drejtori i përgjithshëm, Z.Igli Tafa në praninë e ekspertëve të AKCESK.

AKCESK prezantoi homologët nga Kosova me mënyrën e organizimit, funksionimit dhe përgjegjësive të Autoritetit, kuadrin ligjor, risitë dhe sfidat për sigurinë kibernetike në Shqipëri. Autoritetet vizituan gjithashtu ambientet e punës së qendrës operacionale kombëtare SOC.

Organizime të tilla i shërbejnë forcimit të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve respektive të vendeve të rajonit, shkëmbimit të eksperiencës dhe praktikave më të mira.

 

     

Buletini javor 4-8 Mars 2024