Në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve teknike të ekipeve përgjegjëse të infrastrukturave kritike të informacionit, si dhe në cilësinë e Fellow Member të FIRST, përfaqësuesit e AKCESK po marrin pjesë në seminarin “CSIRT Technical Exchange”, të organizuar nga Software Engineering Institute (SEI) dhe United States Department of State’s Cyberspace and Digital Policy Bureau (CDP), në Mynih.
Qëllimi i këtij aktiviteti është trajnimi i ekipeve rajonale të CSIRT mbi trajtimin e incidenteve kibernetike, ndërtimi i kapaciteteve teknike, rritja e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimi i informacionit mbi kërcënimet dhe incidentet kibernetike.