Forcimi i bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë mbetet një nga prioritetet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në zhvillimin e talenteve të reja dhe ndërtimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë kibernetike.
Në këtë kuadër, AKSK nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me synim krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm në fushën e edukimit, trajnimeve, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional të studentëve.
Ky partneritet krijon mundësi për zhvillimin e aktiviteteve praktike, trajnimeve dhe iniciativave të përbashkëta, me fokus forcimin e njohurive, zhvillimin e aftësive profesionale të studentëve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e sigurisë kibernetike.