Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Rekomandime

AKSK organizon modulin e parë të trajnimeve teknike për institucionet e pavarura

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi modulin e parë të ciklit të trajnimeve teknike për disa institucione të pavarura, me fokus në monitorimin e infrastrukturave dhe forcimin e kapaciteteve praktike në fushën e sigurisë kibernetike. 
Në trajnim morën pjesë përfaqësues teknikë nga institucione të ndryshme, të cilët u angazhuan në sesione praktike dhe demonstrime të drejtpërdrejta mbi platformat e monitorimit, identifikimin e problematikave dhe menaxhimin e infrastrukturave teknologjike.
Përmes këtyre trajnimeve, AKSK synon të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike në vend. 
AKSK falënderon DCAF për mbështetjen në zhvillimin e këtyre takimeve.

Shpërndaj Postimin