Cybersecurity Talent Club – Zhvillohen Sfidat Praktike CTF për Talentet e Reja në Sigurinë Kibernetike

Cybersecurity Talent Club vijoi këtë javë me zhvillimin e një sfide CTF (Capture The Flag), ku pjesëmarrësit u përballën me skenarë praktikë të ndërtuar për të testuar aftësitë e tyre në analizë, zgjidhje problemesh dhe siguri kibernetike.

Përmes kësaj eksperience interaktive, të rinjtë punuan në identifikimin e elementëve të fshehur, analizimin e sfidave teknike dhe gjetjen e zgjidhjeve në kohë reale, duke forcuar aftësitë praktike dhe logjikën analitike që kërkon kjo fushë.
Takimet e përjavshme të Cybersecurity Talent Club vijojnë të krijojnë një hapësirë bashkëpunimi dhe zhvillimi për talentet e reja, duke i afruar ato me eksperienca konkrete dhe sfida të ngjashme me mjediset reale të sigurisë kibernetike.

AKSK falënderon Startup Albania, ProTik, Piramidën e Tiranës dhe Innovation Hub për mbështetjen në realizimin e këtij eventi.


AKSK dhe ITU thellojnë partneritetin për sigurinë kibernetike