AKSK dhe ITU thellojnë partneritetin për sigurinë kibernetike

Drejtori i Përgjithshëm i Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, priti në një takim Cosmas Zavazava, Drejtor i International Telecommunication Union (ITU), në kuadër të International Girls in ICT Day 2026 të zhvilluar në Tiranë.

Gjatë takimit, z. Kazia shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me ITU dhe për angazhimin e përbashkët në realizimin e këtij eventi global, si dhe u diskutua mbi vijimësinë e këtij partneriteti në forcimin e kapaciteteve kombëtare, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike.

Në vijim të vizitës së tij në Tiranë, Cosmas Zavazava zhvilloi një takim edhe me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, ku u rikonfirmua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetja për iniciativa që nxisin përfshirjen e vajzave dhe grave në teknologji.

AKSK mbetet i angazhuar për të vijuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit të sektorit të teknologjisë dhe garantimit të një mjedisi digjital të sigurt në Shqipëri.

 

Kujdes nga SMISHING (Mesazhe SMS mashtruese)