Cybersecurity Talent Club: “Inside the Dark Web”

Cybersecurity Talent Club vijoi me takimin e shtatë, duke sjellë në fokus një nga temat më të diskutuara në botën digjitale: Dark Web.

Gjatë sesionit “Inside the Dark Web: The Reality Behind the Myths”, pjesëmarrësit u njohën me mënyrën si funksionon kjo hapësirë, rreziqet që paraqet dhe realitetin përtej miteve që e shoqërojnë. Përmes një qasjeje praktike dhe diskutimi të hapur me ekspertët e AKSK, u trajtuan aspekte konkrete që lidhen me sigurinë kibernetike dhe përdorimin e përgjegjshëm të informacionit.

Takimi u përmbyll me një sesion interaktiv pyetje–përgjigje dhe networking, duke krijuar hapësirë për shkëmbim idesh dhe përvoja mes të rinjve dhe profesionistëve të fushës.
AKSK falënderon Startup Albania, ProTik, Piramidën e Tiranës dhe Innovation Hub për mbështetjen në realizimin e këtij eventi.

Menaxhimi dhe vlerësimi i rrezikut kibernetik në fokus të takimit me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit