Hapen aplikimet për Girls in ICT 2026 Tirana

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e aktivitetit global “Girls in ICT 2026”, i cili do të mbahet më 23 prill 2026 në Tiranë, në bashkëpunim me International Telecommunication Union (ITU).

Ky aktivitet përfaqëson një platformë të rëndësishme ndërkombëtare që synon të promovojë përfshirjen e vajzave në fushat e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), sigurisë kibernetike dhe inovacionit digjital. Përmes këtij organizimi, pjesëmarrëset do të kenë mundësi të ndërveprojnë me profesioniste dhe eksperte të spikatura, si nga niveli kombëtar ashtu edhe ai ndërkombëtar, duke u frymëzuar dhe fuqizuar për të ndërtuar karrierën e tyre në teknologji.

Të gjitha vajzat e interesuara ftohen të regjistrohen përmes linkut të mëposhtëm, deri në datë 10.04.2026.

Ky aktivitet është një mundësi e vyer për të mbështetur dhe promovuar talentet e reja në teknologji, si dhe për të forcuar rolin e vajzave dhe grave në ndërtimin e së ardhmes digjitale.

Raportimi dhe menaxhimi i incidenteve kibernetike në fokus të trajnimit me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit