Si identifikohen kërcënimet kibernetike dhe si mund të mbrohemi prej tyre?
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ju fton në webinarin e radhës me temë: “OSINT dhe Ransomware (RaaS): Si identifikohen dhe si mbrohemi”
Gjatë këtij sesioni do të diskutohen:
- Çfarë është OSINT dhe si përdoret në sigurinë kibernetike dhe inteligjencën e kërcënimeve
- Si funksionon ransomware dhe mënyrat e përhapjes së tij në sistemet digjitale
- Si identifikohen shenjat e një sulmi dhe indikatorët komprometues (IoCs)
- Praktikat më të mira për mbrojtjen e sistemeve dhe të dhënave
Webinari është i hapur për profesionistë, studentë dhe të gjithë të interesuarit në fushën e sigurisë digjitale dhe mbrojtjes së informacionit.
Data: 30 Mars 2026
Ora: 15:00 – 16:00
Trajnues: Ergis Gaxho