Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me 42 Tirana, zhvilloi një trajnim teknik Capture The Flag (CTF), të fokusuar në rritjen e aftësive praktike, teknike dhe analitike të të rinjve në fushën e sigurisë kibernetike.
Trajnimi u konceptua si një strukturë progresive, ku çdo “flag” i zgjidhur hapte nivele të reja, duke sfiduar pjesëmarrësit të thellonin analizën dhe të rrisnin shpejtësinë e reagimit. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u përballën me skenarë të ndryshëm që përfshinin kriptografinë dhe sigurinë e aplikacioneve web, duke testuar në mënyrë praktike logjikën, qëndrueshmërinë dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve.
Ky trajnim shërbeu si një eksperiencë reale, duke kontribuar në përgatitjen e talenteve të reja për sfidat në rritje të sigurisë kibernetike.
