Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) fton të rinjtë e talentuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor të aplikojnë për edicionin e tretë të Western Balkans Cyber Camp, i cili do të zhvillohet më 08–10 maj 2026, në Durrës, Shqipëri.
I konceptuar për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të sigurisë kibernetike, ky kamp tre-ditor ndërthur trajnime praktike, ushtrime praktike dhe diskutime strategjike, të fokusuara në sfidat më aktuale nga kërcënimet digjitale, inteligjenca artificiale, dezinformimi, deri te mbrojtja e infrastrukturave kritike digjitale.
Kush mund të aplikojë?
• Të rinj të moshës 18–24 vjeç
• Studentë në fushat Cybersecurity / IT / ICT
• Të motivuar për të ndërtuar një karrierë në sigurinë kibernetike
Bëhuni pjesë e një rrjeti rajonal me profesionistë, ekspertë, akademi dhe CSIRT-e, duke fituar përvojë praktike në një mjedis dinamik dhe bashkëpunues.
Të gjitha kostot e pjesëmarrjes, përfshirë udhëtimin dhe akomodimin, mbulohen plotësisht.
Aplikoni tani: https://forms.office.com/e/sLmJ1uGg0j?origin=lprLink
Afati i fundit: 07.04.2026
Hidhni hapin drejt së ardhmes në sigurinë kibernetike.