AKSK zhvillon takim konsultativ për rritjen e sigurisë së fëmijëve

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një takim konsultativ me përfaqësues të Ofruesve të Shërbimit të Internetit (ISP), ASHDMF, AKEP, Ministrisë së Arsimit, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për diskutimin e implementimit të modelit “School Mode / ChildSafe” në aksesin e internetit brenda ambienteve shkollore.

Takimi u fokusua në forcimin e mbrojtjes së fëmijëve në hapësirën digjitale dhe parandalimin e incidenteve online, duke adresuar aspektet teknike dhe ligjore të filtrimit të përmbajtjeve të paligjshme, si dhe praktikat më të mira të ndjekura në vendet europiane.
Projekti parashikon filtrimin e përmbajtjeve në nivel DNS në rrjetet e institucioneve arsimore, si dhe zgjerimin e këtij modeli përtej ambienteve shkollore, përmes bashkëpunimit me ISP-të për të mundësuar kufizimin e aksesit në internet për përdoruesit e identifikuar si fëmijë.

Ky takim shërbeu për të mbledhur mendime dhe rekomandime nga aktorët kryesorë dhe nevojën për ndërtimin e një qasjeje të integruar dhe të koordinuar ndërmjet institucioneve përgjegjëse, në funksion të hartimit dhe zbatimit të një modeli të qëndrueshëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet.
Nis në Shkodër edicioni i katërt i Balkan Cybersecurity Days 2026