AKSK nis fazat kualifikuese për përzgjedhjen e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në ECSC

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur procesin e fazave kualifikuese për përzgjedhjen e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cyber Security Challenge (ECSC), kompeticioni më i madh evropian për talentet e reja në sigurinë kibernetike, i organizuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Në takimin prezantues, rreth 150 aplikantë u njohën me formatin e garës, fazat kualifikuese dhe hapat që do të çojnë në formimin e ekipit kombëtar.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i AKSK, Saimir Kapllani, theksoi angazhimin e Autoritetit për zhvillimin dhe mbështetjen e talenteve të reja në sigurinë kibernetike, duke inkurajuar pjesëmarrësit të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion evropian si ECSC.

Gjatë fazave kualifikuese, pjesëmarrësit do të përballen me sfida dhe ushtrime praktike, përmes të cilave do të identifikohen talentet që do të përfaqësojnë Shqipërinë në ECSC, që këtë vit do të zhvillohet në Gjermani, në muajin tetor.

Njoftim Për Publikun Mbi Telefonatat Mashtruese Të Realizuara Përmes Teknologjisë VoIP