Nis Cybersecurity Talent Club

Një hapësirë e re është krijuar për të rinjtë me interes dhe potencial në sigurinë kibernetike, të cilët bashkohen për të mësuar, diskutuar dhe zhvilluar idetë e tyre në një komunitet të përbashkët “Cybersecurity Talent Club”, një iniciativë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Sesioni i parë, me temë “Bota kibernetike ku jetojmë”, hapi diskutimin mbi ekosistemin digjital ku operojmë çdo ditë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë. Takimi mblodhi të rinj nga shkollat profesionale dhe universitete të ndryshme të vendit, të cilët sollën energji, pyetje konkrete dhe interes të lartë për t’u thelluar në këtë fushë, si dhe përfaqësues nga biznesi, të cilët theksuan kërkesën në rritje të tregut të punës për ekspertë të sigurisë kibernetike.

AKSK falënderon mbështetësit e këtij aktiviteti: Startup Albania, ProTik, Innovation Hub dhe Piramida e Tiranës, për bashkëpunimin në realizimin e tij dhe për mbështetjen ndaj zhvillimit të ideve të të rinjve dhe iniciativave në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë.

Cybersecurity Talent Club do të vijojë me takime të përjavshme, duke trajtuar tema që lidhen me sfidat, inovacionin dhe zhvillimin profesional në sigurinë kibernetike.

 

Menaxhimi dhe vlerësimi i rrezikut kibernetik në fokus të trajnimit me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit