AKSK zhvillon takim me organet ligjzbatuese për koordinimin në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një takim me përfaqësues të organeve ligjzbatuese, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e sigurisë kibernetike, në përputhje me vizionin e AKSK për ndërtimin e një qasjeje të koordinuar dhe të qëndrueshme në përballimin e kërcënimeve kibernetike.

Takimi u fokusua në prezantimin e kapaciteteve dhe mënyrave të organizimit të secilit institucion, diskutimin e qasjeve për menaxhimin e incidenteve dhe sulmeve kibernetike, si dhe në identifikimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm përmes ndarjes së ekspertizës dhe koordinimit teknik, me synimin rritjen e gatishmërisë dhe forcimin e sigurisë institucionale në nivel kombëtar.

Studentë nga Universiteti i Leidenit njihen me përvojën e Shqipërisë në sigurinë kibernetike