Forcimi i bashkëpunimit me universitetet është një element i rëndësishëm i vizionit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për zbulimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike. Në këtë drejtim, AKSK nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Western Balkans.
Marrëveshja u shoqërua me zhvillimin e një trajnimi “Cyber Drill” për studentët e sigurisë kibernetike të këtij universiteti, i bazuar në skenarë realë dhe ushtrime konkrete reagimi dhe menaxhimi të incidenteve kibernetike.
Ky bashkëpunim i hap rrugën zhvillimit të mëtejshëm të aktiviteteve praktike, trajnimeve dhe iniciativave të përbashkëta, me fokus rritjen e aftësive profesionale të studentëve në fushën e sigurisë kibernetike.
