Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Evente

Webinar me temë: “Siguria kibernetike sot: Rreziqet reale dhe mbrojtja e përditshme”.

29.01.2026

When

29.01.2026    
12:00 am

Event Type

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizon një webinar informues mbi sigurinë kibernetike në jetën e përditshme, me fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e njohurive praktike për mbrojtjen në hapësirën digjitale.

Në një realitet ku teknologjia është e pranishme në çdo aspekt të jetës sonë personale dhe profesionale, njohja e rreziqeve kibernetike dhe zbatimi i masave mbrojtëse janë thelbësore për ruajtjen e sigurisë së të dhënave dhe privatësisë.

Gjatë webinarit do të trajtohen këto tema kryesore:

  • Siguria kibernetike në jetën e përditshme: koncepti dhe rëndësia
  • Siguria kibernetike në ambientin e punës
  • Siguria kibernetike në jetën personale
  • Siguria kibernetike në shtëpinë inteligjente (Smart Home)
  • Masa praktike dhe rekomandime për mbrojtje

Pjesëmarrësit do të përfitojnë këshilla konkrete dhe praktika të thjeshta për identifikimin e kërcënimeve më të zakonshme kibernetike, si dhe për reduktimin e rrezikut nga mashtrimet, sulmet online dhe keqpërdorimi i të dhënave personale.

Trajnues: Orjon Xhyra

Data: 29 Janar 2026

Ora: 15:00 – 16:00

🔗 Regjistrohu këtu: https://events.teams.microsoft.com/event/c9086c59-efa1-499d-a424-e7a54a3d8828@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQKNjYyODU2ODM3OQABHqInlHHwSGxaaBEipYKLzCpiq8klHbqDqUdby-UTAlr239PH7Gsubvo8HBAi_aem_jSo13m_iefm2ewu2DPftxA