Senatorët marrin rolin e trajnuesit në shkolla, duke përcjellë njohuritë e sigurisë kibernetike tek bashkëmoshatarët e tyre

Pas trajnimit të fundit të organizuar nga AKSK, ku senatorët e shkollave të mesme u pajisën me njohuri praktike për higjienën kibernetike dhe sigurinë online, Emanueli, president i qeverisë së nxënësve në gjimnazin “Asim Vokshi” dhe pjesëmarrës në trajnimin për trajnerë, e solli këtë eksperiencë tek shkolla e tij.

Gjatë sesionit të organizuar në shkollë, u prezantuan konceptet bazë të mbrojtjes në hapësirën digjitale, duke shpjeguar rëndësinë e fjalëkalimeve të sigurta, identifikimin e përmbajtjeve të dyshimta, kujdesin në rrjetet sociale dhe praktikat e përditshme që rrisin nivelin personal të sigurisë online.

Jemi të lumtur që së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri po mbështesim një efekt zinxhir që nis me trajnimet dhe vijon me të rinj që ndajnë këto njohuri me bashkëmoshatarët e tyre në shkolla.

AKSK: Bëni kujdes nga mesazhet phishing!