Në vijim të aktiviteteve të ndërgjegjësimit dhe gjithëpërfshirjes, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi në Tiranë një takim informues me persona nga grupe të nënpërfaqësuara, si dhe me punonjës të shërbimit social.
Gjatë takimit u ndanë informacione të vlefshme mbi sigurinë digjitale, u diskutuan sfidat konkrete që këto grupe përballen në hapësirën online dhe u theksua rëndësia e qasjes gjithëpërfshirëse në rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes kibernetike.
Falënderojmë Bashkinë Tiranë dhe One Albania për organizimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për ndërtimin e një mjedisi digjital më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës.
